14.8 C
Skopje

Pesticidet po dëmtojnë zinxhirin e jetës

Gazeta Express

20/10/2023 19:57

Substanca kimike përfundojnë në mjedis, në terren e ujëra, duke goditur insekte dhe organizma

Me përdorimin pa kriter të pesticideve, njeriu do të zhdukë edhe specien e vet. Alarmin e hedh organizata WWF, në mbrojtje të mjedisit, që publikon edhe shifra mbi këtë argument.

Çdo vit spërkaten 3.5 mln ton pesticide në fushat e globit dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre godet objektivat e vërtetë, përllogaritet vetem 5% e totalit. Dhe kështu këto substanca kimike përfundojnë në mjedis, në terren e ujëra, duke goditur inskete dhe organizma që nuk janë targeti, e kështu duke dëmtuar zinxhirin e jetës.

Si pasojë, me kalimin e viteve kemi kafshë në zhdukje, pyje që digjen, dhe njeriu është i rrethuar nga shumë probleme të epokës moderne bashkëkohore, me impaktin e modelit të superprodhimit dhe konsumizmit.

Gjithashtu si pasojë e përdorimit të pesticideve, në vit numërohen 385 mln raste helmimesh në rradhët e punonjësve të sektorëve të bujqësisë dhe blegtorisë. Dhe këto janë vetëm rastet e helmimeve akute, duke mos marrë në konsiderate sëmundjet që mund të lidhen me një ekspozim kronik ndaj kimikateve të tilla.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit