Dhurimi i gjakut nuk kërkon shumë kohë, por mund të bëjë një ndryshim të madh për pacientët në nevojë.
Amir Elezi, drejtor i Klinikës së Mjekësisë Transfuzive, në një deklaratë për Ora24.tv, sqaron se e gjithë procedura e dhurimit të gjakut zgjat rreth dhjetë minuta.
Sipas Elezit, kjo kohë përfshin plotësimin e dokumentacionit, pyetësorin shëndetësor dhe kontrollin mjekësor, ndërsa vetë akti i dhurimit zgjat vetëm katër deri në pesë minuta.
Ai thekson se qytetarët duhet të ndajnë vetëm një pjesë të vogël të kohës së tyre për të ndihmuar pacientët në nevojë, ndërsa stafi mjekësor kujdeset për të gjitha procedurat e tjera, duke garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të dhurimit.








