Të shtëna me armë automatike në Tetovë, plumba goditën një shtëpi dhe automjet

Advertisement

Një person ka qëlluar me armë automatike drejt një shtëpie në Tetovë, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është raportuar sot në mëngjes në SPB Tetovë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20, kur një person i panjohur, i cili lëvizte me një moped, ka shtënë disa herë në drejtim të shtëpisë së Sh.B., 48 vjeç.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë dhe një objekt në oborr, si dhe në një automjet të tipit “BMW” të parkuar aty.

“Gjatë ekzaminimit janë konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë, pavijonin në oborr, si dhe në një automjet pasagjerësh ‘BMW’ të parkuar. Nga vendi janë ngritur gjashtë projektilë për ekspertizë”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit