11.8 C
Skopje
Saturday, November 2, 2024

Tashkovski: mbi 100.000 qytetarë mund të mbesin pa votuar

Mbi 100.000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë, të cilët nuk kanë letërnjoftim të vlefshëm, por kanë pasaportë me emrin e vjetër të shtetit, nuk do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Kështu ka dekalruar ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në TV Alfa.

“Bëhet fjalë për të paktën 100 mijë qytetarë që kanë dokument udhëtimi të vlefshme, respektivisht të pavlefshme me emrin e vjetër të shtetit, të cilët nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës për shkak të këtyre 54-personave. Pse nuk mund ta realizojnë këtë të drejtë? Sepse këta mbi 100 mijë qytetarë rezidentë mbi 18 vjeç, sipas kontrolleve të fundit që më janë bërë nga personat e ministrisë, nuk kanë kartë identiteti dhe mund të identifikohen vetëm me pasaportë në kuadër të zgjedhjeve, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. A nuk shqetësoheni se i vetmi shpjegim logjik pse nuk votuan këta 54 deputetë është inxhinieria klasike elektorale në këto zgjedhje parlamentare dhe presidenciale? 100.000 njerëz është një shifër marramendëse duke pasur parasysh numrin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe numrin e atyre qytetarëve që kanë dokumente të vlefshme identifikimi”, thekson Toshkovski.

Ministri Toshkovski publikisht drejtoi pyetje deri tek deputetët e shumicës, nëse këto 54 deputetë që nuk i kanë përkrahur ndryshimet ligjore për dokumentet e udhëtimit janë përfshirë në inxhinierinë zgjedhore, e cila diskriminon qytetarët të cilëve u është lëshuar dokumenti i vlefshëm i udhëtimit nga ky shtet, e megjithatë nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore të votës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit