14.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

Tarifë për përdoruesit e rinj të “X” në këto shtete

“X”, i njohur më herët si “Twitter” ka nisur të tarifojë përdoruesit e rinj të rrjetit social në Zelandën e Re dhe Filipine me 1 Dollarë në vit. Nëse përdoruesit paguajnë këtë tarifë kanë mundësi që të ndërveprojnë, në të kundërt do të mund vetëm të lexojnë postime, të shikojnë video dhe të ndjekin llogari të ndryshme.

Përfaqësues të platformës “X” thanë se qëllimi i vendosjes së tarifës është reduktimi i manipulimit të kësaj platforme. Llogarive të reja në “X” do ju kërkohet gjithashtu që të verifikojnë numrine tyre të telefonit. Muajin e kaluar, shefi i “X”, Elon Musk, sugjeroi që të gjithë përdoruesit e “X” të duhet të paguajnë për akses.

Që kur Musk bleu “Twitter” për 44 miliardë Dollarë vitin e kaluar, kompania ka pësuar rënie të vazhdueshme të të ardhurave.

Abonentët me pagesë të një shërbimi të përmirësuar, të quajtur “X Premium”, paguajnë tani për më shumë veçori si postime më të gjata dhe rritje të shikueshmërisë në platformë. “X Premium” aktualisht kushton 8 Dollarë në muaj në SHBA.

Javët e fundit, kompania është hetuar nga Bashkimi Evropian për përhapjen e mundshme të përmbajtjes terroriste dhe të dhunshme dhe gjuhës së urrejtjes, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. “X” është gjobitur nga Mbikëqyrësi i Sigurisë së Internetit të Australisë për dështimin për të bashkëpunuar me një hetim mbi praktikat kundër abuzimit të fëmijëve./tvklan.al

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit