Kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se në rast se krahu i Selës në ASH vendos që të shkojë vetë në zgjedhje, ai është i gatshëm të jep vulat e partisë dhe të nënshkruaj propozimet e tyre.
“Unë ju thashë dhe përsëri po vazhdoj të mendoj njësoj, në qoftë se është arsyeje se vulat janë arsye pse shkojnë me BDI-në unë para se ta mbajnë kuvendin sot ju them përsëri në qoftë se mbani përsëri qëndrimin ende se mund të shkoni vetë unë jam këtu ti pranojë listat me emrat që do ti propozojnë ato për ti nënshkruar dhe për ti vulos dhe të dalin me llogon e ASH-së”, deklaroi Arben Taravari kryetar i ASH-së.
I pyetur për marrëveshjen e mundshme të ASH-krahu i Selës me BDI-në, ku ASH-së pretendohet se i premtohen 5 deputetë, Taravari the se e respekton vendimin e secilit.
“Pavarësisht se si janë marrë vesh, unë e respektoj mendimin e çdo kujt. Unë këto dyshime i kam pasur edhe më parë, që ka afërsi dhe e kam thënë publikisht, ka afërsi të disa funksionarëve të ASH-së e BDI-në, por kjo nuk është diçka që është e jashtëzakonshme. Ata ashtu mendojnë, mendojnë që BDI-ja duhet të vazhdojë me pushtet dhe është shumë legjitime”, deklaroi Taravari.