21.8 C
Skopje
Monday, May 13, 2024

Talat Xhaferi uron Ditën e Flamurit: Nëntori është muaji më i rëndësishëm në zhvillimin historik të shqiptarëve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së Flamurit dhe 111 vjetorit nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve të RMV-së dërgoi mesazh me urime të sinqerta ndaj të gjithë bashkëqytetarëve shqiptarë.

“Ajo që Ismail Qemali, diplomati i urtë, para saktë 111 viteve ia vuri themelet bashkë me delegatët e qyteteve të ndryshme shqiptare, kur e valoi flamurin kombëtar të shqiptarëve në Vlorë, u bë krenaria dhe simboli kombëtar i gjithë shqiptarëve, fija e cila na bashkon dhe e përbën fuqinë që e tejkalon çdo pengesë. Muaji Nëntor është muaji më i rëndësishëm në zhvillimin historik të Shqiptarëve, qoftë nëse është fjala për zhvillimin dhe etablimin politik, kulturor dhe arsimor të popullit shqiptar, dhe është rast për ndjenjë kolektive të krenarisë dhe lumturisë. Përkujtues për atë që kemi qenë, çfarë sfidash kemi tejkaluar dhe udhërrëfyes për përcaktimet për të cilat jemi determinuar ti arrijmë. Kjo pa dyshim është integrimi evropian dhe ky është qëllimi që na motivon të punojmë me përkushtim dhe pa lodhje edhe në nivelin shtetëror edhe në nivelin rajonal të Ballkanit Perëndimor. Jemi bashkë në NATO, do të jemi bashkë edhe në Bashkimin Evropian, sepse atje, bashkë, me vlera dhe standarde të njëjta do të kontribuojmë për një botë më të mirë dhe më të sigurt për gjeneratat e ardhshme”, theksohet në urimin e Xhaferit.

Xhaferi në urim theksoi se jetojmë në kohëra sfiduese në çdo aspekt dhe shqiptarët, bashkë me të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë guri i konsolidimit të forcës së prosperitetit dhe ndërtimit të shoqërisë me vlera p të drejtave dhe lirive të njeriut.

Gëzuar 28 Nëntori, Dita e flamurit!, shtohet më tej në urimin e tij.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit