25.8 C
Skopje
Sunday, April 28, 2024

Mickoski: Kërkojmë shfuqizimin e qeverisë teknike, BDI të kalojë një periudhë të caktuar në opozitë

Kryetari i opozitares VMRO-DPMNE në një intervistë për “Zërin e Amerikës” thotë se deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për datën e zgjedhjeve dhe as konfirmim nëse zgjedhjet do të organizohen bashkë apo ndaras.

Mickoski theksoi si periudhë për zgjedhje të përbashkëta, mund të jetë fillimi i majit.

“Nuk do të thosha se ka bisedime brenda parlamentit. Bisedimet, siç e shofim, edhe vetë Kovaçevski , por edhe Qeveria i bëjnë përmes mediave. Aty dëgjuam se zgjedhjet do të ishin të rregullta në maj, atje dëgjuam se zgjedhjet do të ishin të përbashkëta. Por gjithsesi është e rëndësishme që në fund të arrijmë në çfarëdo marrëveshje që do të na çojë në një skenar të parashikueshëm dhe nuk do të na fusë në asnjë krizë kushtetuese apo politike. Pra, si VMRO-DPMNE, parimet tona i kemi thënë shumë herë në të kaluarën se nuk mund të përballojmë zgjedhje të ndara për shumë arsye, se zgjedhjet e përbashkëta – presidenciale apo parlamentare – janë zgjidhja. Është mirë që fillimi i majit të merret si një kornizë e mundshme për të arritur një zgjidhje. Unë shoh që këtu, përkatësisht dëgjoj përmes mediave, se qëndrimi i Qeverisë konvergon përafërsisht këtu. Nëse ka ndonjë takim lidershipi, me këtë zgjidhje ne si VMRO-DPMNE jemi të gatshëm ta pranojmë, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

I pyetur se me cilën parti shqiptare do të bëjë koalicion dhe çfarë do të ndodhë me të ashtuquajturën marrëveshje të majit, Mickoski theksoi se marrëveshja për koalicion fituesit me fituesit nuk vlen më, sepse BDI-ja e ka shkelur atë dhe se një shans për koalicion duhet t’i jepet opozitës shqiptare, duke theksuar se është e shëndetshme dhe e dobishme që BDI të kalojë një periudhë të caktuar në opozitë.

Mickoski e konfirmoi qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e Qeverisë teknike, sepse beson se me qeverinë teknike nuk fiton shteti, por përkundrazi humbet.

“Qëndrimin e VMRO-DPMNE-së e kam thënë publikisht, se ne jemi të gatshëm të intervenojmë në Ligjin për Qeverinë dhe në Kodin zgjedhor dhe të fshijmë pjesën ku ka qeverisje teknike. Unë ende jam i atij qëndrimi dhe mendoj se me një qeveri teknike shteti nuk fiton, përkundrazi – humbet, dhe ndoshta do t’ju duket e çuditshme që unë nga pozicioni i opozitës, jam gati të negocioj në emrin tim dhe në emër të VMRO-DPMNE-së. Por ky është qëndrim që ne si VMRO-DPMNE e kemi marrë dhe unë si kryetar i VMRO-DPMNE-së e kam pasqyruar në publik, tha Mickoski dhe shtoi se nëse nuk do të kishte ndërhyrje në Ligjin për Qeverinë dhe në Kodin Zgjedhor, VMRO-DPMNE do të propozonte anëtarët e vet në kabinetit në atë qeveri teknike, tha Mickoski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit