Pas “martesës” së tyre simbolike gjatë lojës, shumë ndjekës ishin kuriozë nëse romanca do t’i rezistonte jetës reale. Dyshja po dëshmon pikërisht qëndrueshmërinë e kësaj lidhjeje çdo ditë e më shumë, duke u shfaqur të pandashëm në publik dhe duke kaluar çdo moment të lirë bashkë.
Së fundmi, Brikena ka ndarë në Instagram një moment mjaft romantik nga përditshmëria e tyre. Ajo ka publikuar një imazh ku shfaqet Mateo i buzëqeshur teksa shikon një portret gjigant të sajin. Në pikturë, Brikena paraqitet me një kurorë dhe një fustan elegant, ndërsa shikimi i Mateos tregon qartë admirimin për të. Kjo foto e shkrepur nga vetë modelja konfirmon se vëmendja e ish-finalistit të BBVA është tërësisht e përqendruar te partnerja e tij.
Çifti, i cili kaloi dinamika të forta dhe momente sfiduese gjatë rrugëtimit televiziv, po tregon se kimia mes tyre vazhdon edhe pas daljes nga izolimi.
Ata po shijojnë kohën me njëri-tjetrin, pa harruar të mbajnë të përditësuar publikun që i mbështeti që nga dita e parë. Me këtë imazh të fundit, Brikena dhe Mateo vërtetojnë edhe një herë se janë një ndër dyshet më simpatike dhe më të ndjekura të momentit në showbiz-in tonë.





