​Më 28.05.2026 në orën 18:40, në Stacionin Policor Kamjan, M.I. (43) nga fshati Sellcë e Keqe ka denoncuar se rreth orës 14:00 në vendin e quajtur „Lisi“, në territorin e fshatit Novo Sellë, derisa ishte me tufën e tij të dhenve, është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatarët e tij N.A. dhe N.A. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresë përkatëse.