Sulejmani për PISA-n: Reformat në arsim synojnë rezultate më të mira në vitet e ardhshme

Advertisement

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka komentuar rezultatet e testit PISA, duke theksuar se ato nuk janë rezultat i reformave të zbatuara së fundmi, por lidhen edhe me politikat arsimore të qeverive të mëparshme.

Duke folur në emisionin “n’Podium” në  Ora24.tv, Sulejmani tha se reformat në arsim nuk mund të japin rezultate të menjëhershme, pasi për ndryshimet e bëra nevojitet një periudhë më e gjatë kohore.

Sipas tij, rezultatet e reformave që po zbatohen aktualisht mund të vërehen në periudhë afatmesme, ndërsa ndikimi i plotë pritet të shihet në afat të gjatë, pasi një gjeneratë e nxënësve të kalojë nëpër sistemin e ri arsimor.

Sulejmani tha se për këtë arsye janë nisur reforma në të gjitha nivelet e arsimit, ndërsa përmendi edhe Strategjinë për Arsim 2026–2032, e cila parasheh ndryshime në disa fusha.

Në fokus, sipas tij, është edhe arsimi gjithëpërfshirës. Ai bëri të ditur se deri tani janë punësuar rreth 1.600 asistentë në mësimdhënie për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ai përmendi gjithashtu formulën e re për shpërndarjen e bllok-granteve, e cila merr parasysh numrin e nxënësve, llojin e shkollës dhe kapacitetet e saj, me synim një shpërndarje më të drejtë të buxhetit. Ora24.tv 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit