Sulejmani inspekton punimet në “Sallën Universale”: Shkupi do ta ketë gati në vitin 2028

Advertisement

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, sot ka inspektuar punimet për ndërtimin e “Sallës Universale” në Shkup dhe është informuar për ecurinë e projektit, raporton TV21.

Nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit bëjnë të ditur se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar. Deri tani janë përfunduar gërmimet në nivelin e bodrumit, ndërtimi i shtyllave dhe aktivitetet për mbrojtjen e konstruksionit, ndërsa aktualisht po punohet në përpunimin dhe montimin e elementeve të çelikut.

Sulejmani gjatë vizitës është informuar për punimet e realizuara deri më tani, përfshirë punët përgatitore, ndërtimore dhe zejtare, si dhe prishjet e planifikuara.

“Sot inspektova punimet në punishten e Sallës Universale, objekt me rëndësi të veçantë për qytetin. U informova se deri më tani janë realizuar me sukses punimet e parapara dhe se projekti po ecën sipas dinamikës së planifikuar”, ka deklaruar Sulejmani.

Ai shtoi se progresi i punimeve pritet të jetë edhe më i dukshëm gjatë ditëve në vijim.

Sipas tij, me ritmin aktual të punimeve, Shkupi pritet ta ketë “Sallën Universale” të modernizuar në vitin 2028, si një objekt me rëndësi të veçantë për kryeqytetin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit