Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Danimarkës, Fadil Zendeli, më 26 gusht 2026 ka dorëzuar letrat kredenciale te Mbreti Frederik X.
Ceremonia solemne u mbajt në Pallatin Christiansborg në Kopenhagë, pas së cilës Zendeli zhvilloi takim me Mbretin Frederik X. Në takim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e ambasadorit, Shkendije Zendeli.
Gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe lidhjeve miqësore ndërmjet dy vendeve.
Zendeli dhe Mbreti Frederik X kanë shkëmbyer gjithashtu pikëpamje për zhvillimet aktuale në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fusha me interes të përbashkët.
Ambasadori Zendeli e cilësoi takimin si një mundësi të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës.






