Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kanë shënuar sukses në Olimpiadën e Tretë Ndërkombëtare të Mjekësisë “Medicine of the Future 2026”, e mbajtur nga 29 tetori deri më 1 nëntor në Tashkent të Uzbekistanit.
Në këtë garë morën pjesë 104 ekipe studentore nga 26 shtete, me mbi 580 pjesëmarrës. Ekipi nga Maqedonia, i përbërë nga studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, arriti të kalojë me sukses gjysmëfinalen praktike dhe të kualifikohet në finale.
Përveç paraqitjes së suksesshme, ekipi nga Maqedonia e Veriut ishte i vetmi që mori çmimin e veçantë “Main Character Award”, të ndarë nga rektori i Universitetit të Azisë Qendrore, si vlerësim për energjinë, këmbënguljen dhe frymën ekipore.
Ekipi u drejtua nga Ana Qupеva, nën mentorimin e asistent doktor Filip Naumovskit, ndërsa pjesë e tij ishin edhe Filip Kalaxhiski, Petar Maxhovski, Nenad Smileski dhe Zoran Trajkovski.








