Zëvendëskryeministri i parë Sali në Vilnius: Zgjerimi, mundësi për një proces të besueshëm dhe të bazuar në merita

Advertisement

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe Ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim në Vilnius me Asta Skaisgirytën, këshilltare kryesore e Presidentit të Lituanisë. Temë e takimit ishte perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Presidenca lituaneze e Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2027.

Sali tha se zgjerimi, si një nga prioritetet e shpallura të Lituanisë, është mundësi për ta forcuar një proces të besueshëm, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita.

“Theksova se reformat dhe integrimi gradual duhet të ecin paralelisht, duke sjellë rezultate konkrete për qytetarët”, shkroi Sali

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit