Struga mundi 0:4 Bashkimin në Kumanovë!

Struga Trim Lum vazhdon serinë perfekte ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm 0:4 në ndeshjen e javës së 28-të në LPF.

Dy gola nga Kompaoré dhe nga një i Maleskit e Ilievskit vulosën fitoren e tretë sezonale ndaj këtij rivali.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja anët, por momenti kyç erdhi në minutën e 36-të, kur vendasit mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq për Hasanin.

Struga e shfrytëzoi epërsinë dhe në shtesën e pjesës së parë Kompaoré realizoi për 0:1, duke shënuar golin e tij të 16-të këtë sezon.

Në pjesën e dytë, Bashkimi tentoi të reagojë, por pa sukses përballë një Struge më të organizuar. Në minutën e 80-të, Kompaoré shënoi sërish për 0:2, ndërsa vetëm dy minuta më pas Maleski ngriti epërsinë në 0:3.

Serinë e golave e mbylli Ilievski në minutën e 85-të për rezultatin përfundimtar 0:4.

Në ndeshjen tjetwr Rabotnicki fitoi 2:0 ndaj Arsimit. Fitore jashtëzakonisht e rëndësishme dhe tre pikë të arta për ekipin e Muarem Muaremit në betejën për mbijetesë.

Golat u shënuan nga Muharem dhe Hoxha, kështu që tani Rabotniçki është sërish në minus një pikë ndaj Pelisterit të vendit të nëntë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit