Struga hedh një hap drejt qytetit të mençur, prezantohet platforma për parkim inteligjent

Advertisement
Struga hedh një tjetër hap drejt qytetit të mençur!
Sot u vu në funksion pilot platforma strugaparking.mk, një zgjidhje moderne që do ta bëjë parkimin në qytet më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më efikas.
Në prezantimin e projektit, para administratës komunale dhe ndërmarrjes publike EKO Strugë, u demonstruan funksionalitetet e fazës së parë të platformës, e cila u mundëson qytetarëve:
 Të shohin në kohë reale vendet e lira të parkimit;
 Të navigojnë deri te parkingu i zgjedhur;
 Të kryejnë pagesën përmes SMS-së, në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.
Në fazën e dytë, platforma do të zgjerohet me mundësi pagese përmes kartelave bankare dhe QR kodeve, si dhe me evidentimin automatik të vendeve të lira përmes kamerave.
Ky është një projekt i zhvilluar në mënyrë vullnetare nga të rinj profesionistë të diasporës sonë, të cilët me dijen dhe përkushtimin e tyre po kontribuojnë në modernizimin e Strugës.
 Një falënderim i veçantë për Eduan Roçin, Rijat Abdurramanin, Liman Limanin dhe ekspertin vullnetar nga India, Rakhesh Mohan, për kontributin e tyre të çmuar.
Struga po ecën drejt digjitalizimit, me zgjidhje inovative që u shërbejnë qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit