Përmbyllen Garat Ndërkombëtare të Kur’anit në Shkup, shpallen fituesit nga Ballkani

Advertisement

30 korrik – Në Shkup u përmbyllën Garat e Katërta Ndërkombëtare të Kur’anit Famëlartë për vendet e Ballkanit, të organizuara nga Ministria e Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit e Mbretërisë së Arabisë Saudite në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BFI).

Ceremonia përmbyllëse mblodhi drejtues fetarë, diplomatë, përfaqësues të institucioneve islame nga vendet e Ballkanit, anëtarë të jurisë dhe garues. Në ngjarje morën pjesë Reisul Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, zëvendësambasadori i Arabisë Saudite, Ahmed Harbi, si dhe përfaqësues të tjerë fetarë dhe diplomatikë. Gjatë ceremonisë u transmetua edhe një mesazh i ministrit saudit të Çështjeve Islame, Dr. Abdullatif bin Abdulaziz Al Sheikh, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes së hafizëve dhe promovimit të vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës. Bashkesia Fetare Islame RMV

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit