Struga hap dyert për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, Qyra takon përfaqësuesit e Institutit

Advertisement

 

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar takim me përfaqësues të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, në kuadër të angazhimeve për dokumentimin dhe ruajtjen e dëshmive historike që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit dhe krijimit të hapësirave për mbledhjen e dëshmive, dokumenteve dhe materialeve që mund të kontribuojnë në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

Komuna e Strugës shpreh gatishmërinë për të mbështetur këtë proces, duke ofruar mundësi që qytetarët dhe familjet që posedojnë dokumente apo dëshmi relevante të kenë mundësi t’i dorëzojnë ato tek përfaqësuesit e Institutit.

Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka për mandat hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë periudhës së luftës, si dhe ruajtjen e materialeve dhe dëshmive për brezat e ardhshëm.

Takimi në Strugë shihet si një hap i rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së kujtesës historike dhe dokumentimit të fakteve, me qëllim që dëshmitë e luftës të ruhen dhe të trajtohen në mënyrë institucionale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit