Spitali i Dializës në Strugë pajiset me dhjetëra aparate të reja të cilat do të mundësojnë shërbim më të lehtë dhe profesional për pacientët e saj.
Këto aparatura arritën në Strugë falë angazhimiz të doktorit strugan që vepron në Gjermani, Shkëlqim Reçi, angazhimit të drejtorit të Spitalit të Dializës në Strugë, Jetmir Ziba por edhe mnështetjes dhe angazhimitntë kryetarit të Komunës, Mendi Qyra dhe Ambasadorit, Ylber Sela.

Nisma filloi në vitin 2024, kur Ambasadori Ylber Sela vizitoi kryemjekun Shkëlqim Reçi në spitalin ku ai kontribuon, Carl von Basedow Klinikum në Merseburg. Pas kësaj vizite, drejtori mjekësor i spitalit, Alexander Schütte së bashku me dr. Shkëlqim Reçin, realizuan një vizitë në spitalin nefrologjik të Strugës, ku u pritën nga drejtori dr. Jetmir Ziba. Pikërisht aty filloi bashkëpunimi mes dy institucioneve.
Falë angazhimit të madh të drejtorit të spitalit Jetmir Ziba, kryetarit Mendi Qyra dhe dr. Shkëlqim Reçit, u bë i mundur donacioni i parë me pajisje mjekësore, përfshirë: aparate për dializë, respiratorë, eko, perfuzorë, monitorë, tavolina operative dhe shumë materiale të tjera të nevojshme.
Përveç spitalit nefrologjik, donacioni përfshiu edhe Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ku u dhuruan respiratorë për të rritur dhe për të porsalindur, aparate për dializë, inkubatorë dhe pajisje të tjera.


Shprehim mirënjohje të veçantë për Carl von Basedow Klinikum për donacionin e dhënë dhe për vazhdimin e mbështetjes me donacione të tjera në të ardhmen.
Le të shërbejë kjo si një shembull frymëzues për të gjithë mjekët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë se përmes bashkëpunimit, përkushtimit dhe vullnetit të mirë, është e mundur të jepet një kontribut i çmuar për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vendlindje.




