11 shoferë të arrestuar për drejtim të pakujdesshëm, shumica pa patentë shoferi

Gjatë 24 orëve të fundit, policia në të gjithë vendin ka privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, prej të cilëve nëntë kanë vozitur pa patentë shoferi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, tre raste janë regjistruar në Shkup, dy në Tetovë dhe Strugë, si dhe nga një në Prilep dhe Kumanovë. Një shofer në Prilep është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër në Shkup ka vozitur edhe pse kishte masë aktive ndalimi për drejtim.

Pas dokumentimit të rasteve, ndaj të gjithë personave do të ngrihen kallëzime përkatëse. MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, nën ndikimin e alkoolit apo me masa ndalimi, për të rritur sigurinë në komunikacion.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit