Arrestohet një shtetas serb në Tabanoc, drejtonte automjetin me 166 km/h

Advertisement

Më 23.10.2026, në orën 16:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria M.P. (39) nga Serbia.

Gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve të markës „Baic“, me targa serbe, të cilin ai e drejtonte, është konstatuar se përmes sistemit „Qyteti i Sigurt“ ishte evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.

Konkretisht, më 15.07.2026, në autostradën Gjevgjeli–Demir Kapi, M.P. e kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 166 kilometrash në orë, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Ai është shoqëruar dhe mbajtur në Stacionin Policor të Negotinës. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit