Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, në “PikëPodcast” në Ora24.tv dhe Almakos ka deklaruar se dyshon që Qeveria aktuale ka plan për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
“Dyshoj për ndonjë plan apo zgjidhje nga DPMNE. Deri më tani është treguar qartë se kjo Qeveri nuk ka as plan e as ide për shumë çështje që kanë qenë të hapura. Sa i përket bisedimeve për kornizën negociuese, sinjalet janë dërguar qartë nga BE-ja. Këtu nuk ka asnjë ndryshim, por gjithsesi, ndoshta krerët e shtetit dinë diçka më shumë se ne dhe këtë duhet ta thonë, nëse kanë ndonjë plan apo mekanizëm për zgjidhje. Për këtë arsye LSDM-ja ka kërkuar seancë të mbyllur ku do t’i paraqesin të gjitha argumentet dhe faktet. Përndryshe, kjo është gënjeshtër e pastër dhe manipulim në vazhdim”, deklaroi deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski, në PikëPodcast./Ora24.tv