4.8 C
Skopje
Monday, November 11, 2024

Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do ju zgjasë deri me datë 24.12.2024”, tha Gashi për Klankosova.tv

Vrasja e Liridona Ademajt, dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Thuhet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro Plavës për ta kryer krimin e rëndë.

Ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast, Kushtrim Kokalla, dyshohet se e kreu marrëveshjen vrasjen.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur para dy fëmijëve të saj, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit