Vizita e presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, është një hap i rëndësishëm në zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh, shkroi në Facebook presidentja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit me homologen e saj të Indisë në villën Vodno.
“Me nderime të madha prita Drupadi Murmun, presidenten e parë të Republikës së Indisë e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vendin tonë. Diskutuam për marrëdhëniet Maqedoni- Indi, me theks në mundësitë për bashkëpunim në ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, turizëm, kujdes shëndetësor dhe transformim digjital. Trashëgimia e përbashkët njerëzore e Shën Nënë Terezës, si dhe përvoja e Lëvizjes së të painkuadruarve, janë themele të forta për një epokë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve”, tha presidentja Siljanovska Davkova.






