12.8 C
Skopje
Tuesday, April 30, 2024

Siljanovska Davkova: Vendi ynë është larg nga një shtet i së drejtës

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, në tubimin në Kavadar ka thënë se vendi jonë për momentin nuk ka president që krijon unitet dhe kompromis mes pushtetit dhe opozitës.

“Roli i presidentëve dhe presidenteve është të bashkojnë, të krijojnë unitet, të kërkojnë kompromis edhe mes pushtetit dhe opozitës, edhe mes grave dhe burrave, edhe mes personave me nevoja të posaçme dhe të tjerave, mes të gjitha kategorive. Këtë nuk e kemi tek ne. Andaj ne jemi shtet i cili nuk gëzon reputacion. Do të thotë, kjo se Maqedonia përsëri duhet të jetë krenare, varet nga ajo nëse bvartësit e funksioneve me të vërtetë meritojnë krenari”, ka deklaruar Siljanovska Davkova.

Ajo ka theksuar se vendi është larg nga një shtet ku sundon drejtësia.

“Ky vend është larg një shtet i drejtë, vendi ynë është partiak! Unë mendoj se ju nuk e meritoni këtë pushtet, ky duhet të ndryshohet dhe pas këtyre zgjedhjeve presidenciale, ju premtoj se do ta bëj atë që prisni nga unë. Do t’ju vërtetoj çdo ditë se legjitimiteti im buron nga ju dhe jo nga dikush tjetër. Në Maqedoni tani janë dy shtete në një, dy kuvende, dy kryeministra dhe për këtë ka faj edhe kreu i shtetit”, tha kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gprdana Siljanovska Davkova.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit