7.8 C
Skopje
Tuesday, April 30, 2024

Mickoski: E thëna e vërtetë për BDI-në nuk është sulm ndaj asnjë populli

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e mbrëmshëm në Negotinë ka thënë kur për BDI-në flitet e vërteta nuk do të thotë se sulmohet ndonjë popull. Ai thekson se shteti është kapur nga partitë në pushtet dhe sistemi është rrënuar.

“E vërteta e thënë për BDI-në, nuk është sulm ndaj asnjë  populli, por është pasqyrim i saktë i realitetit të shëmtuar dhe diagnozës së pësimit të rëndë të sistemit, shkaktar të cë silës janë thellësisht të rrënjosur në çdo krim i cili ekziston në Maqedoninë tonë. Shteti është marrë ngfa populli, për shkak se shtatë vite vendosin për të, por pa të. Pa e pyetur popullin për çdo vendim kyç. Shteti është kapur për shkak se mbi 600 mijë qytetarë lanë pa diokumente personale, për të cilat sot Panço Toshkovski dhe VMRO-DPMNE e zgjidh këtë problem. Shteti i është marrë popullit, për shkak se në Klinikën për Onkologji bënin biznese përmes të sëmurëve nga kanceri dhe përfitonin nga fatkeqësia e të tjerëve. Krimi krijoi imunitet ndaj drejtësisë, kjo është kështu për shkak se gjyqësori dhe prokuroria është korruptuar fuqishëm dhe ka arritur në atë ‘Kadia të padit, Kadia të dënon’. Ndërsa gojën e kanë plot me Europë dhe drejtësi”, ka deklaruar Mickoski.

Ai ka thënë se aspak nuk janë veprime eurpiane ngjarjet e fundit në Haraçinë si dhe mënyra e menaxhimit të institucioneve nga funksionarët e BDI-së.

“A është vlerë europiane që të gjuhen me kryetar komunash si rasti i fundit në Haraçinë. Vlerë eurpoane është që djalë i ri ta blejë ‘Soravinë’ me disa dhjetëra miliona euro në qendër të Shkupit. A është vlerë europiane që ministrat e Qeverisë të luajnë futboll në zyra derisa populli vuan për bukë dhe drejtësi. Çfarë ka europiane në atë që të parët e BDI-së të rrahin kontrollues të fluturimeve ndërsa lideri i tyre feston ditëlindje në institucion me këngëtar e zbavitës”, ka shtuar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai ka thënë mes tjerash se tani është koha kur shteti duhet të çlirohet nga, siç thotë, ata që e rrënuan.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit