Siljanovska-Davkova takohet me Ursula von der Leyen, në fokus integrimi evropian i vendit

Advertisement

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është takuar sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po qëndron për vizitë në vend.

Në takim, Siljanovska-Davkova ka falënderuar Bashkimin Evropian për angazhimin në rajon dhe ka theksuar nevojën që Maqedonia e Veriut të ketë mundësi të barabarta në procesin e integrimit evropian.

Ajo ka vlerësuar se vendi, duke marrë parasysh përgatitjen teknike dhe përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duhet të ketë një rol më aktiv në procesin e zgjerimit.

Presidentja ka kërkuar gjithashtu zhvillimin e një konference ndërqeveritare dhe mbajtjen e rregullt të takimeve në kuadër të procesit të Stabilizim-Asociimit.

Nga ana e saj, von der Leyen ka theksuar se vendi e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë në procesin e reformave. Ajo i ka cilësuar si mbresëlënëse reformat e realizuara deri tani.

Sa i përket marrëdhënieve me Bullgarinë, von der Leyen ka theksuar nevojën për zhbllokimin e procesit të integrimit dhe ka vlerësuar se çështjet mes dy vendeve mund të adresohen përmes dialogut dhe takimeve të drejtpërdrejta.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit