Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka deklaruar se pagat në sektorin publik dhe pensionet do të paguhen rregullisht deri në fund të vitit.
Në një intervistë për Alsat-M, Durmishi tha se buxheti është në gjendje stabile dhe se qytetarët mund të jenë të sigurt për pagesat.
“Edhe ata që punojnë në sektorin publik dhe pensionistët ju garantojmë se deri në fund të vitit do t’i marrin pagat e tyre. Buxheti është në gjendje stabile”, tha Durmishi.
Duke folur për inflacionin, ministri u shpreh se presionet inflacioniste janë ulur në krahasim me periudhat e mëparshme. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, inflacioni aktualisht është 2,6 për qind.
Durmishi tha se në fillim të mandatit inflacioni ishte rreth 4 për qind, ndërsa në periudhat e mëhershme kishte arritur edhe në 18 për qind.
Ai shtoi se masat e ndërmarra nga institucionet kanë pasur për qëllim ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe uljen e presioneve mbi qytetarët dhe ekonominë.






