Siljanovska-Davkova: Siguria është në nivelin më të lartë, nuk ka bazë logjike për spiunazh

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova siguron se siguria është në nivelin më të lartë dhe se nuk ka bazë logjike për spiunazh. Ajo tha se të gjitha shkresat që i merr nga NATO, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Agjencia e Inteligjencës dhe Shtatmadhoria janë në formë të shtypur dhe se askush përveç saj nuk i ka parë.

Akuza për spiunazh është shumë serioze dhe mendoj se nuk ka bazë logjike për këtë. Spiunazhi lidhet me të dhëna të klasifikuara ose shumë të besueshme. Nuk e di sa e di publiku, por në kabinet nuk ekziston rrjet elektronik për të dhëna të klasifikuara, përkatësisht të të dhënave me karakter të besueshëm ose rreptësisht të besueshëm. Të gjitha dokumentet me karakter të besueshëm ose shumë të besueshëm i marr vetëm unë në formë të shtypur. Sipas protokollit, i lexoj, i paketoj dhe ia dorëzoj një personi të arkivës që posedon certifikatën më të lartë “sekret shtetëror”. Më shpesh ato kthehen te dërguesi ose shkojnë në arkiv. Nëse komunikimi është i tillë, më shpjegoni si mund të ketë hapësirë për spiunazh edhe nëse dikush hyn në kompjuterin tuaj? Pra, nuk ka bazë. Prandaj habitem kur dëgjoj se si disa analistë flasin sikur kam qenë në rrezik, sikur siguria ka qenë në rrezik për shkak të spiunazhit – tha Siljanovska-Davkova në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në Sitel.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit