Si do të zgjidhen kandidatët e PD-së? Berisha zbulon formulën e re

Advertisement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështet zhvillimin e primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkish, por me një proces paraprak seleksionimi.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha tha se primareve të PD-së u mungon seleksionimi dhe se brenda partisë aktualisht po diskutohen edhe alternativa të tjera për përzgjedhjen e kandidatëve.

“Personalisht jam për primaret”, u shpreh Berisha, duke shtuar se ai e mbështet më shumë modelin e primareve me seleksion. Deklarata e tij u bë më 19 shtator 2026, në kuadër të diskutimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit