“Shvercerat” Shkup thirrje për mbështetje të studentëve

Grupi i tifozëve “Shvercerat Shkup” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet të hënën, më 18 maj, në mbështetje të studentëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe, raporton Zyrtare.net

 

Protesta është paralajmëruar të nisë në ora 16:30, te Ura e Gurit në Shkup, ndërsa nga grupi theksojnë se do t’i bashkohen çdo qytetari që, sipas tyre, beson në arsim cilësor, barazi, dinjitet dhe të drejta të garantuara për të gjithë.

 

“Në çështjet kombëtare gjithmonë do të jemi aty”, thuhet në reagimin e tyre, ku nënvizohet se protesta nuk u takon vetëm studentëve, por përfaqëson zërin e të gjithë atyre që mbrojnë identitetin, gjuhën dhe të drejtat e shqiptarëve.

 

Nga “Shvercerat Shkup” porositin se “gjuha shqipe nuk negociohet”, duke shprehur mbështetje të plotë për nismat që lidhen me çështjet kombëtare./Zyrtare.net/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit