Gruaja lind në oborrin e shtëpisë në mesnatë në Maqedoni – epilogu është tragjik

​Më 15.05.2026 në ora 04:24 në SPB Shtip, nga Spitali Klinik i Shtipit është denoncuar se tek ata është sjellë një foshnjë e porsalindur pa shenja jete, të cilën nëna e saj Gj.U. (35) nga fshati Konçe i Radovishit e kishte lindur.

 

​Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa nëna është shtruar në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Shtipit.

​Punonjësit policorë kanë dalë në vendngjarje dhe është kryer bisedë me bashkëshortin e saj K.U. (33) nga fshati Konçe, me çrast është vërtetuar se rreth orës 02:00 Gj.U. kishte pasur dhimbje lindjeje dhe kishte lindur në oborr.

 

​Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit