3.8 C
Skopje

Shumë dukuri devijuese të pranishme në shkollat e Tetovës, përfshi dhe prostitucionin

Drogë, rrahje, armë të ftohta dhe prostitucion. Këto dukuri sipas hulumtimit të Këshillit komunal për parandalimin e delikuencës së fëmijëve janë hasur në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës. Pjesëmarrësit në debat thanë se përhapja e këtyre dukurive devijuese është si pasojë e mungesës së bashkëpunimit mes prindërve, shkollave dhe institucioneve të tjera përkatëse.

“Është alarmante situata sidomos në qytetin tonë me të dyja gjinitë edhe femërore edhe mashkullore tek adoleshentët që paraqiten si konsumues por edhe si shitës të të njëjtëve. Sa i përket moshës, jo vetëm 14 e më lartë, por kemi edhe nën moshën 14 vjeçe që merren me këto dukuri negative. Kemi fëmijë nga të dhënat e mara nga SPB dhe Gjykata e Tetovës, fëmijë të moshës 11 vjeçe na paraqiten si kryerës të veprave penale”, tha Blerta Ameti, kryetare e Këshillit Komunal për delikuencën e të rinjve.

Sipas ekspertëve është e rëndësishme që rastet e tilla të denoncohen dhe të mos fshihen.

“Parandalimi duhet të fokusohet tek fillimet kur edhe shfaqen problemet e para tek nxënësit, andaj edhe ekzistojnë ekipe profesionale nëpër shkolla. Duhet të detektohet gjatë mësimit nga dhe biseda me vetë nxënësit që të mos arrij deri tek më e keqja”, u shpreh Biljana Radiçeska psikologe.

“Unë do e theksoj rolin kryesor që kanë prindërit dhe sa bisedojnë me fëmijët e tyre, për ato që sjell prostitucioni i fshehtë apo përdorimi i narkotikëve dhe shumë sjellje tjera devijuese. Komunikimi permanent me fëmijët gjatë kohës që ata janë jashtë apo në shkollë do ishte shumë e rëndësishme që fëmijët të shprehin problemet që i kanë, ndërsa prindi të jetë në rolin mbrojtës të fëmijës bashkë me personelin e shkollës”, tha Ardita Abduli, sociologe.

Përveç bashkëpunimit të prindërve me shkollat apelohet për kontroll të shtuar të policisë nëpër shkolla. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit