Nuroski: Urime Llabunishtë! Mbi 416 mijë euro projekt të ri për ujësjellësin

Advertisement

Adem Nuroski, biznesmen dhe aktivist nga Llabunishta ka njoftuar se, falë angazhimit të kryetarit të Strugës dhe bashkësisë Lokale të fshatit, Qeveria ka miratuar mbi 416 mijë euro për projekt të ri për Ujësjellësin.

Ja postimi i plotë:

“URIME LLABUNISHTË! Mbi 416 mijë euro për projektin e ujësjellësit!

Me angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, në bashkëpunim me Bashkësinë Lokale të fshatit, Qeveria ka miratuar projektin për sigurimin e burimeve të reja të ujit dhe ndërtimin e tubacionit furnizues deri te rezervuari i ri i ujësjellësit në Llabunishtë.

Ky është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fshatit dhe përmirësimin e furnizimit me ujë për banorët.

Llabunishta po zhvillohet me hapa të shpejtë dhe projekte të tilla janë dëshmi se angazhimi dhe bashkëpunimi sjellin rezultate konkrete.

Falënderim kryetarit Mendi Qyra, ekipit të tij dhe Qeverisë për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj Llabunishtës!

Urime, llabunishtarë! Qofshin këto vetëm fillimet e shumë investimeve të tjera!”, ka deklaruar Adem Nuroski./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit