Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI),Arbër Ademi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, në përgjigje të deklaratave të Izet Mexhitit, duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e parimit të Badinterit.
Ademi thekson se Badinteri është mekanizëm që garanton se shqiptarët të mos mbivotohen në vendimmarrje dhe se të drejtat e tyre të mos cenohen pa votën e tyre.
Në reagimin e tij, ai kritikon edhe deputetët shqiptarë që, sipas tij, vendosin interesin e pushtetit dhe të kolltukut para interesit të qytetarëve.
“Badinteri është tregues se kush e ka legjitimitetin. Me 11 deputetë ndoshta mund të qëndrosh në pushtet, por nuk mund të imponosh politika të dëmshme”, shkruan Ademi./Ora24.tv









