Nënkalimi në bulevardin „Goce Dellçev“, pranë ish-dyqanit të mallrave „Most“, është pastruar në detaje pas vitesh neglizhence.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke theksuar se një rrugë e pastër nënkupton edhe qarkullim më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Ai u bëri apel shoferëve dhe bashkudhëtarëve që të mos hedhin mbeturina nga dritaret e automjeteve, pasi edhe një qese apo shishe e hedhur në rrugë mund të rrezikojë jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Gjorgjievski theksoi gjithashtu rëndësinë e respektit ndaj punonjësve që kujdesen çdo ditë për pastërtinë e qytetit.








