Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmë në polici në Shkup, ku një 27-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe më pas e ka çuar në një zonë pyjore.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje rreth orës 20:40, policia në Shkup ka arrestuar L.F.D. (27) nga Shkupi, pas një denoncimi të bërë nga gruaja e tij 21-vjeçare.
Ajo ka raportuar se bashkëshorti e kishte sulmuar fizikisht fillimisht në shtëpinë familjare. Më pas, sipas denoncimit, ai e kishte dërguar në një zonë pyjore në rajonin e Shkupit, ku dyshohet se e kishte lidhur për një pemë dhe e kishte sulmuar me një objekt të fortë.
Policia po ndërmerr masa për dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës pritet të ndërmerren edhe veprimet përkatëse ligjore.






