14.8 C
Skopje

Shkelet edhe një afat, autostrada Kërçovë-Ohër nuk do të jetë gati deri më 31 dhjetor

Autostrada Kërçovë-Ohër nuk do të jetë gati deri në fund të vitit, afat ky që ishte dhënë në qershor të vitit 2021, përcjell TV21. Kështu kuptohet indirekt nga njoftimi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ku theksohet se në trase janë paraqitur 11 rrëshqitje të reja të dheut. Ndryshe, ndërtimi i autostradës filloi në vitin 2013.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe N.P. “Rrugët Shtetërore”, nëpërmjet Autoritetit Mbikëqyrës, angazhojnë ekspert për kontrata FIDIC, përmes së cilës duhet të jepet një analizë e kontratës si dhe zgjidhje për të gjithë hapat e ardhshëm të qeverisë për realizimin e projektit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Kjo është e nevojshme sepse afati për realizimin e këtij projekti infrastrukturor përfundon më 31 dhjetor të këtij viti, dhe deri atëherë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe N.P. “Rrugët Shtetërore” përmes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin vendim për zgjidhje më të përshtatshme për zbatimin e mëtejshëm të këtij projekti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MTL-së.

Fillimisht ishte menduar të përfundonte në vitin 2018, më pas afati u zhvendos për në qershor 2021, ndërsa së fundmi për dhjetor të këtij viti. Është dashur të kushtojë 378 milionë euro, por shuma është dyfishuar dhe është rreth 600 milionë euro.

Autostrada Kërçovë-Ohir është pjesë e Korridorit 8. Nga Ministra kompetente shtojnë se po bëhet revizion për projektin në fjalë./tv21.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit