26.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

Shaqiri: Arsimi i reformuar promovon jo-dhunën, gjithashtu i mëson të rinjtë për rreziqet e keqpërdorimeve të teknologjisë dixhitale

Arsimimi ka rol kyç në formimin e të rinjve si individë të cilët krahas njohurive dhe aftësive posedojnë norma dhe vlera për aplikimin e tyre. Prandaj si Ministri veprojmë në drejtim të formimit të personaliteteve jo të dhunëshme njëkohësisht duke u mundësuar të rinjve të përvetësojnë njohuritë për të njohur dhe ballafaquar me rreziqet që fshihen pas çdo klikimi. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në prezantimin e Udhëzuesit për njohjen dhe parandalimin e dhunës kibernetike dhe përvetësimin e aftësive për aplikimin e masave të sigurisë kibernetike, në kuadër të projektit të mbështetur nga Ambasada e Kanadasë për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. .

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vepron në kuadër të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për sigurinë kibernetike, me qëllim të rritet ndërgjegjësimi dhe njohurit nga fusha e sigurisë kibernetike, në të gjitha nivelet e arsimit dhe mes të gjithë aktorëve në arsim.

„ Me reformën e sistemit edukativo-arsimor, përmes programeve mësimore promovojmë zgjidhjen jo të dhunshme të konflikteve, por edhe parandalimin dhe masat për përballimin e dhunës, përfshirë edhe dhunën kibernetike. Në Programin e Trajnimeve për përsosje profesionale të mësimdhënësve, i cili është dokument i cili sillet çdo vit nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, modul i veçantë është: krijimi i mjedisit të sigurt dhe stimulues për të mësuar – ballafaqimi me dhunën e bashkëmoshatarëve dhe dhunën kibernetike. Përforcimit të kompetencave profesionale përmes trajnimeve përmes bashkëpunëtorëve profesional, si hallkë e rëndësishme e procesit edukativo- arsimor ku nxënësit fillimisht i drejtohen për të tejkaluar sfidat, “, theksoi Shaqiri.

Trajnimet për sigurinë kibernetike për nxënësit, kuadrit mësimor dhe prindërve janë pjesë e aktiviteteve të rregullta të MASH-it me organizatat partnere ndërkombëtare, ndërsa me Ministrinë e Shoqërisë Informatike organizohen punëtori për përmirësimin e aftësive dixhitale jo vetëm të fëmijëve dhe të rinjtë, por edhe të prindërve dhe mësimdhënësve.

“Në 40 shkolla fillore vendosëm pajisje të reja informatike – komunikimi, me çrast kërkimi i përmbajtjes është i kufizuar vetëm për nevoja arsimore, duke mundësuar qasje të sigurt në internet. Pa marrë parasysh mendimeve të ndryshme, lufta kundër dhunës kibernetike është e vazhdueshme, përfshinë aktivitete të shumta dhe përmes formave të ndryshme i sondon situatat reale dhe mendimet për tejkalimin e tyre, duke i inkorporuar në dokumente që tërheqin veprim te institucioneve.

Duke falënderuar Kanadanë për ndihmën e parezervë në përforcimin e kapaciteteve të të rinjve dhe mësimdhënësve për të dalë fitimtar në përballjen me dhunën kibernetike, ministri Shaqiri deklaroi se ndërtimi i një bote në të cilën dhuna kibernetike nuk është e pranueshme është e mundur vetëm me punën e përbashkët të aktorëve në procesin edukativo-arsimor, por edhe të gjithë të përfshirëve në shoqëri dhe komunitetin ndërkombëtar.

Udhëzuesi i promovuar bazohet në hulumtimin në bazë të monstrës së marrë prej 500 nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive të studentëve për sulmet kibernetike dhe krimin kibernetik, si dhe për atë se sa të rinjtë njohin dhe zbatojnë metodat për mbrojtjen në hapësirën kibernetike që i shfrytëzojnë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit