Shabani: Në dërgimin e ushtarëve nëpër misione është përmbushur kushti që 25 për qind të jenë shqiptarë

 

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani në intervistën për Alsat-M ka thënë se që nga marrja e detyrës deri tani ka qenë pjesë aktive e dërgimit të ushtarëve në tre misione jashtë vendit dhe në këto është përmbushur kushti minimal prej 25 për qind i pjesëtarëve në misione që të jenë shqiptarë.

“E fundit janë dy misione që i dërgojmë në Kosovë, ku në misionin tog prej 32 pjesëtarësh, 8 janë shqiptarë, në Altea në Bosnje e Hercegovinë tog prej 32 ushtarë, 8 janë shqiptarë dhe në komandën për operime në Kosovë, nga 5 pjesëtarë që dërgohen brenda javës së ardhshme nga 1 qershori do të marrin obligimin e tyre, një prej tyre është shqiptarë. Besoj se edhe më parë ka qenë e njëjta situatë, por janë kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët”, ka thënë ai.

Ai shtoi se së shpejti do të ketë edhe misione tjera, në Lituani, Rumani dhe Bullgari ku do të duhet të bëhet përzgjedhja e kandidatëve.

Shabani bëri të ditur se ka tendenca për të ngritur përqindjen e shqiptarvë në Armatë, pasi në vazhdimësi Armata jep mundësinë për ngritjen në karierë.

“Ministria e Mbrojtjes ofron kushte të ndryshme me qëllim të profesionalizimit të ushtarëve për të kaluar na grada më të larta për dallim prej institucioneve të tjera”, ka nënvizuar Shabani.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit