Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, mori pjesë në solemnitetin tradicional “Bakllavaja e Bajramit”, të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame në RMV, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Qyra theksoi se ishte një nder i veçantë të jetë pjesë e këtij manifestimi, i cili tashmë është kthyer në një traditë të bukur festive që përcjell vlera të rëndësishme të respektit, mikpritjes dhe bashkimit mes njerëzve.
“Në atmosferën festive dhe plot ngrohtësi, u rikujtuam edhe njëherë se festat kanë kuptim më të madh kur ndahen me njëri-tjetrin, me dashuri, mirësi dhe solidaritet”, ka shkruar ai.
Në fund, kryetari i Strugës uroi të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit, duke dëshiruar paqe, harmoni dhe begati në çdo familje.






