Segmenti rrugor Brezovicë–Prevallë mbyllet për dy ditë, kjo është arsyeja

Advertisement

Brezovicë, 18 korrik Zhurnal.mk – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se sot dhe nesër, për disa orë, do të mbyllet rruga Brezovicë-Prevallë.

Në njoftim bëhet e ditur se arsyeja për këtë është se do të zhvillohet Gara Automobilistike Malore “Brezovica 2026”, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

Njoftimi:

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se më 18 dhe 19 korrik 2026 do të zhvillohet Gara Automobilistike Malore “Brezovica 2026”, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

Për shkak të zhvillimit të garës, në segmentin rrugor Brezovicë – Prevallë (R115) do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në intervalin kohor 10:30 – 18:00, gjatë të dyja ditëve.

18 korrik 2026 – Stërvitjet zyrtare

19 korrik 2026 – Gara zyrtare

Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse.

Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që gjatë këtyre intervaleve kohore të planifikojnë lëvizjet e tyre, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të angazhuar në terren.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit