Sali takohet me Stefano Elleron: Diskutohet për reformat dhe përdorimin e fondeve IPA

Advertisement

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u takua me Stefano Elleron nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, të cilit i uroi mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut dhe mandat të suksesshëm.

Gjatë takimit u diskutua për zbatimin e Agjendës së Reformave, shfrytëzimin efektiv të fondeve IPA, si dhe përcaktimin e prioriteteve në kuadër të Kornizës së ardhshme Financiare Shumëvjeçare të BE-së për periudhën 2028–2034.

Sali theksoi përkushtimin për zbatimin në kohë të reformave dhe orientimin e mbështetjes evropiane drejt investimeve dhe rezultateve konkrete për qytetarët.

“Koordinimi i mirë dhe institucionet e përgatitura janë thelbësore për t’i kthyer mundësitë në përfitime të prekshme”, deklaroi Sali.

Ai vlerësoi mbështetjen e Delegacionit të BE-së dhe rëndësinë e dialogut të hapur me partnerët evropianë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit