23.8 C
Skopje
Wednesday, May 1, 2024

Sabriu nga BESA: Qeveria po e fundos “Titanikun” për të shpëtuar krimin dhe korrupsionin

Lëvizja BESA vlerëson se vjetërsimi i lëndëve gjyqësore për ish-funksionarë dhe funksionar aktual të pushteti bëhen me qëllim për tu mbrojtur krimi dhe korrupsioni.

Në konferencë për mediat, Fatmir Sabriu nga BESA ka theksuar se me vjetërsimin e lëndës “Titanik2” po shpëton Sasho Mijallkov dhe e gjithë kjo falë ndryshimeve të Kodit Penal që pushteti aktual i udhëhequr nga LSDM dhe BDI i bënë duke keqpërdorur flamurin evropian kinse po bëjnë harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me direktivat e BE-së.

“Atëher kur ne thonim se ndryshimet e KODIT PENAL bëhen me qëllim amnestimin dhe vjetërsimin e veprave penale të kriminelëve të cilët keqpërdoren pronën publike, manipuluan me vullnetin e qytetarit dhe përvetësuan çdo gjë çka i takonte qytetarit, përfaqësues të pushtetit po tentonin të na mbushin mendjen se ndryshimi i kodit penal bëhet me qëllim të harmonizimit të tij me direktivat dhe legjislacionin e Bashkimit Europian. Se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet flet edhe vetë raporti i Komisonit Europian dhe përfaqësues të BE-së të cilët në mënyrë të qartë deklaruan se me miratimin e ndryshimeve të kodit penal është keqpërdorur flamuri evropian”, ka deklaruar Sabriu.
Sipas tij, me këto veprime pushteti fundos “Titanikun“ e drejtësisë për të shpëtuar krimin dhe korrupsionin, ndërsa qytetarët të akuzuarve për krim do duhet tu pagujnë edhe më shumë dëmshpërblime.
“Përveç lirimit nga aktakuzat dhe ndjekja penale, qytetarët e këtij vendi, të gjithë ne, do të duhet që Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit, Mile Janakievskit, Gordana Jankullovskës dhe të tjerëve si ata t’u paguajnë dëmshpërblim për kohën që kanë kaluar në paraburgim për këto vepra penale ndjekja e të cilave po vjetërsohet si rrjedhojë e ndryshimeve të Kodit Penal. Andaj vlerësojmë se që të mundet të konsiderohet si i kompletuar misioni i kësaj qeverie, këtij pushteti nuk i ka ngelur asgjë tjetër përveç që të shpall personat e lartpërmendur si ‘heronj’dhe t’i dëmshpërblej ata”, theksoin Fatmir Sabriu nga Lëvizja BESA.
Ai shton se nga opozita vlersojnë se vendit i duhen sa më parë dhe sa më shpejt zgjedhje./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit