Një sondazh dyditor i organizuar në SHBA ka gjetur se 41 për qind e amerikanëve mbështesin dërgimin e armëve në Ukrainë në luftën kundër Rusisë.
Kjo krahasuar me 32 për qind që ishin kundër – pjesa tjetër ishin të pasigurt ose refuzuan të japin mendim.
Sondazhi i kryer nga Ipsos dhe Reuters në muajin tetor, zbuloi se mbështetja për armët ishte më e fortë mes demokratëve sesa republikanëve.
Rreth 1006 të rritur amerikanë u morën në pyetje për sondazhin, raporton skynews.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se po mbarojnë fondet për ndihmën ushtarake të destinuara për Ukrainën, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët dhe Senati i dominuar nga demokratët, nuk po arrijnë marrëveshje.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden kërkoi sërish rreth 60 miliardë dollarë (55.3 miliardë euro) për Kievin dhe 40 miliardë dollarë shtesë (37 miliardë euro) për Izraelin. /Telegrafi/