11.1 C
Skopje
Monday, October 7, 2024

Rustemi: Pagesa elektronike të taksës rrugore edhe në Korridorin 8

Së shpejti pritet të përfundojë realizimi i projektit për modernizimin e pikave pagesore gjatë Korridorit 8. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore kanë njoftuar se punimet për ndërtimin dhe instalimit elektronik në pikat pagesore në Glumovë dhe Zhelinë, në autostradën Shkup – Tetovë, rrjedhë sipas planit dhe se së shpejti këto dy pika pagesore do të jenë në funksion dhe pagesa do të mund të bëhet në mënyrë elektronike.

Vazhdojnë aktivitetet për zbatimin e projektit për pagesë elektronike të taksës rrugore përgjatë Korridorit 8. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot inspektoi rrjedhën e punimeve të ndërtimit dhe instalimit në pikën pagesore në Glumovë.
U konstatua se punimet zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar dhe pikat pagesore në Glumovë dhe Zhelinë, në autostradën Shkup-Tetovë, do të jenë në funksion së shpejti.
Vlera e projektit është mbi 900 mijë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga BERZH.
Realizues i punëve është konsorciumi Aselsan Zhikol ndërsa mbikëqyrës është Instituti i Rrugëve – Veles. Korridoret 8 dhe 10 janë projekte kyçe infrastrukturore që janë pjesë e rrjetit rrugor evropian. Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore mbetet e fokusuar dhe e angazhuar në ndërtimin, rikonstruktimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës moderne rrugore në funksion të jetës më cilësore të qytetarëve”, kanë njoftuar nga NPRRSH.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit