Rrugëtimi i mjaltit nga bletët tek kavanozi! Bletari Nusmir Ramdani zbulon sekretet e mjaltit cilësor

Advertisement

Bletaria është një profesion shumë i veçantë, që kërkon shumë përkushtim, disiplinë, por edhe sakrificë. Nusmir Ramadani nga qyteti i Tetovës ka 15 vite që e ushtron këtë profesion, i cili kërkon vëmendje të shtuar, pasi bletët janë shumë të ndjeshme dhe kërkojnë njohuri të jashtëzakonshme. Ditën e filluam me ndezjen e tymuesit me dru, si një masë preventive që të mos pickohemi. Më pas, kontrolluam kosheret për të parë se cilat janë gati për vjelje. Por, fillimisht, kontrollohet lagështia e mjaltit.

“Kjo është me ndez tymin, me mbajt tymin, me pasë tym. Domethënë, duhet të jetë ose eshkë, ose dru i tharë… i kalbët, por i tharë. Si çdo gjë që përdorim te bletët, mjalti është përthithës. Domethënë, e thith menjëherë atë aromën, atë… Por, në qoftë se është dru i pastër ose eshkë, që përdoret që e përdorim me miliona vjet te bletët, atëherë nuk është e dëmshme. Por, sa më pak të përdoret, aq më mirë”, tha Nusmir Ramdani.

Por, cila është mjaltë cilësore, sa sasi duhet të merret nga kosherja, sa duhet të lihet dhe ku qëndron “hilja” më e madhe e disa bletarëve? Nusmiri na shpjegon rregullin e artë të këtij zanati.

“E, kjo për shembull… kjo kornizë është e vulosur mbi 70% edhe kësaj ia matim lagështinë e shahines, sa… si është gjendja. Po, në moment mund të kontrollojmë qysh është gjendja edhe te… te të tjerat. Mua më del lagështia 13.5. 13.5 jo që është mirë, po është ekstra! Në qoftë se i merret krejt mjalti e jepet krejt sheqer, atëherë mund të kemi se ka hile. Po, çdo herë shkohet 50 me 50. Domethënë, 50% ia lëmë mjaltit. Në qoftë se ka prurë 20 kg mjaltë, 10 kg… në qoftë se ka prurë 20, 10 ia lëmë, 10 kemi mundësi t’ia marrim. Bletari real ose i sinqertë, edhe ndaj bletës, edhe ndaj vetvetes, është 50 me 50”, u shpreh Nusmir Ramdani

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit