Rritet fluksi i komunikacionit, pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare

Advertisement

Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoninë e Veriut zhvillohet pa probleme dhe në rrugë kryesisht të thata, por është vërejtur fluks i shtuar i automjeteve në drejtimet jashtë zonave urbane.

Për shkak të frekuentimit të rritur, në pikën kufitare Tabanoc pritet rreth 30 minuta për hyrje në vend. Ndërkohë, në pikën kufitare Bogorodicë, pritja për dalje nga vendi është rreth 30 minuta.

Nga Auto-Moto Lidhja e Maqedonisë (AMSM) bëjnë të ditur se në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.

AMSM u rekomandon drejtuesve të automjeteve që ta përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe përgjatë rrjedhave të lumenjve, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.

Vëmendje e shtuar rekomandohet në segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit