Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot në zonën qendrore të Shkupit do të vendoset regjim i posaçëm i trafikut për shkak të protestës që me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës, e organizon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Protesta e 1 Majit duhet të fillojë në orën 11:00 para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë në bulevardin Ilinden.

“Protesta është parashikuar të fillojë para ndërtesës së LSM-së në rr. “Mirçe Acev” nr. 4 me lëvizje në të majtë nëpër rr. “Filipi i 2-të i Maqedonisë”, në të djathtë nëpër rr. “11 Tetori”, drejtë nëpër rr. “Dimitrie Çupovski”, në të djathtë nëpër rr. “Vasil Glavinov”, drejtë nëpër rr. “VMRO”, në të majtë nëpër bul. “Ilinden” deri para Qeverisë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Ministria apelon, që qytetarët t’i respektojnë  urdhrat e lëshuara nga nëpunësit policor në rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit e protestës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit